Kryeministri krenar për UEFA’n. Frik edhe për FIFA’n

Isa-mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shpreh kënaqësinë e tij me vendimin e Kongresit të UEFA’s për pranimin e Kosovës si anëtari i 55 i Federatës.

Përmes nji postimi në Facebook, Mustafa ka shkrue se ndihet shumë i lumtun dhe krenar që shteti i Kosovës arriti edhe nji sukses kulminant historik.

Postimi i Mustafes n’Facebook:

Të dashur miq,

Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që shteti ynë sapo arriti edhe një sukses kulminant historik.

Futbolli kosovar nga sot është anëtar i familjes evropiane të futbollit, UEFA-s. Shumë shpejt edhe i FIFA-s. Kosova po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme.

Rezultatet kulminante, produkt i përkushtimit tonë dhe përkrahjes së miqve ndërkombëtar, do të vazhdojnë në ditët në vijim. Të ndihemi krenar me Atdheun tonë! IM

 

kosovauefa