Kryeministri malazez, qe çka ju thotë serbëve për Kosovën!

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Đukanović, ka folë për miqtë e shtetit të tij në rajon.

Ai ka thanë se tue përjashtue periudhën e ish-Jugosllavisë, marrëdhaniet mes Malit të Zi dhe Serbisë kurrë s’kanë qenë ma të mira.

Ai ka thanë gjithashtu se ekonomia e Malit të Zi, edhe pse e vogël, asht nji prej partnerëve ma të rëndësishëm të Serbisë.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug i ka përkujtue kryeministri malazez se deklarata e tij se “Mali i Zi nuk ka dasht me lendue Serbinë me njohjen e Kosovës” ka ngjall shumë komente.

Ai ka thanë se këtë deklaratë e ka ba për “me u ndigjue dhe për me u pa” dhe se “këtë e kam thanë si mik i Serbisë”.

Ai ka shtue se beson që si Prishtina, ashtu edhe Beogradi, Malin e Zi e konsiderojnë si mik.

“Për këtë arsye mendoj se na takon neve që të themi ato gjana që janë të vështira të thuhen. Pra, po e persëris – e kuptoj emocionin e opinionit serb kur flasim për Kosovën.

Por gjenerata e sotme nuk duhet me vazhdue betejën e humbun shumë moti.

Duhet koncentrim në atë që asht e mundshme”, ka theksue Đukanović.