Kryeministri: Mbas Demarkacionit i vjen rendi edhe riforamtimit!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklarue se procesi i riformatimit të Qeverisë, ka me fillue mbas Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thanë se janë tue diskutue me partnerët e koalicionit për mënyrat e riformatimit, por bani të ditun, se kjo çashtje nuk do të kryhet para 1 Shtatorit, mbasi asht koha e pushimeve.

Ai asht shpreh i bindun se me të përfundue çashtja e Demarkacionit, do të kryhet edhe riformatimi.