Qe sa armë ka kryeministri maqedon!

Tri armë me leje i posedon kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev, tregon fleta anketuese e pasunisë së tij, që asht paraqit te komisioni për antikorrupcion.

Simbas këtyne të dhanave, Dimitriev asht anëtari ma i armatosun i kabinetit qeveritar.

Ai posedon nji pushkë “Remington” gjysë automatike, nji pushkë gjuetie “Karabin Mauzer” dhe nji tjetër të llojit “Bokerica Bajkal”, shkruen “Lajm”.

Armën e parë “Remington” Dimitriev e ka ble 160 mijë denarë, respektivisht rreth 2.600 euro, armën e dytë “Karabin Mauzer” e vitit 1970, 60 mijë denarë, respektivisht nji mijë euro dhe armën e tretë e llojit “Bokerica Bajkal” të vitit 1990 e ka ble 20 mijë denarë, respektivisht 350 euro.