Kryeministri me kryetarët e komunave, diskutojnë për kufinin me Malin e Zi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka prit sot në takim kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut.

Gjatë këtij takimi të perbashkët, ku ishte i pranishëm edhe zavendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe kryetarët Gazmend Muhaxheri, Rasim Selmanaj, Haki Rugova dhe Agron Kuçi, u bisedue për procesin e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Në nji atmosferë shumë konstruktive, asht diskutue gjanësisht për qëndrimet, ankesat, vërejtje, sugjerimet dhe mundësitë që ekzistojnë për trajtimin dhe adresimin e kësaj çashtje shtetnore dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Mustafa dhe kryetarët e komunave kanë diskutue edhe për mundësitë e koordinimit lidhun me çashtjen e shfrytëzimit të plotë dhe pa asnji pengesë të hapësinave në brezin kufitar nga banorët e atjeshëm, si dhe mundësitë e ofrimit të krejt garancive dhe përkrahjes për realizimin e kësaj të drejte.

 

2-isa-takimi