Kryeministri merr pjesë në debat për Demarkacionin!

Këshilltari për media i Kryeministrit të Kosovës Faton Abdullahu në nji prononcim për Express ka konfirmue që Isa Mustafa ka me marrë pjesë në debatin e nesërm që do të zhvillohet për demarkacionin.
“Kryeministri Mustafa ka me marrë pjesë nesër në debat dhe ka me shpalosë para të pranishmëve detajet dhe faktet e marrëveshjes”, tha Abdullahu.

Mediat kanë raportu se Kryeministri Mustafa nuk do të marrë pjesë në debat, por që tashma ky lajm u përgënjeshtrue nga burimet zyrtare.