Kryeministri: Ministrat ndrrohen në bazë të performancës!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tue folë para gazetarëve mbas vizitës së nji fabrike në Suharekë, ka thanë se ministrave të kabinetit të tij do t’ju matet performanca dhe në bazë të kësaj do të bahen ndryshime.

“Çashtjet e tjera të reformatizimit mbeten çashtje vazhduese sepse gjithmonë do të matim performancën e Qeverisë dhe karshi performancës do të bajmë ndryshime”, ka thanë Mustafa.

Gjatë vizitës në këtë fabrikë, Mustafa ka vlerësu si sukses të madh eksportin e kompanive.