Kryeministri Mustafa cakton zavendësuesin e Ferid Aganit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e ka autorizue Ferat Shalën që me i ushtrue tana detyrat dhe përgjegjësitë e ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Këtë rrugë e hapi kur ministri Ferid Agani kërkoi nga kryeministri që me lirue nga detyra, derisa ai të shpallet i pafajshëm në procesin ku ai po akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare në kohën sa ishte ministër për Shëndetësi.

“Z. Ferat Shala autorizohet me i ushtrue detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mbas dorëheqjes së z. Agani nga posti i Ministrit”, thuhet në vendimin e Qeverisë për autorizimin e Shalës.