Kryeministri Mustafa deklarohet për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thanë se ka ende hapësinë që pozita dhe opozita me gjetë nji zgjidhje për marrëveshjen e Demarkaciaonit dhe t’i hapet rruga liberalizimit të vizave.

“Unë mendoj se hapësina domosdoshmënisht duhet me egzistue, sepse na kemi përgjegjësi para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Këtë përgjegjësi tash na s’mundemi me zhvendosë meqë jemi në opozitë dhe të themi se asht përgjegjësi e pozitës, sepse vetëm ata po na bllokojnë. As opozita nuk mundet me thanë se na nuk po pajtohemi me këtë, por tash ka me zgjidh pozita sepse kemi të bajmë me interesa të qytetarëve. Ata qytetarë nuk janë vetëm qytetarë të pozitës apo opozitës, janë qytetarët tanë dhe prej të cilëve përmes votës kemi marrë obligim që me jau zgjidhë problemet dhe të punojmë në interes të tyne”, ka thanë Mustafa.