Kryeministri Mustafa dhe Ministri Hoxhaj në pritjen e Presidentit Obama për personalitete botnore

Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kanë marrë pjesë në pritjen vjetore të Presidentit Barack Obama që e organizon për personalitetet botnore gjatë mbajtjes së Asamblesë së Përgjitshme të OKB’s.

Mustafa e Hoxhaj kanë takue Kryeministren e re të Anglisë, të Polonisë, Hungarisë, Sekretarin e NATO’s e shumë të tjerë.

Kjo pritje dhe takimet e shumta të Mustafës dhe Hoxhajt në margjina të AP të OKB’s kanë shërbye si mundësi e mirë për të lobue për njohje të reja.