Kryeministri Mustafa e SBASHK’u pajtohen për adresimin e çashtjes së pagave të viteve ’90

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkueme të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të kryesuem nga kryetari Rrahman Jasharaj.

Gjatë takimit u bisedue për temat në interes të punëtorëve të arsimit, me ç’rast u theksue përkushtimi për adresimin e çashtjeve konkrete.

Në takim u arrit pajtimi që shumë shpejtë MASHT’i së bashku me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe SBASHK’un të takohen që me fillue adresimin e çashtjeve që lidhen me punëtorët e arsimit të viteve të 90’ta.