Kryeministri Mustafa flet për zgjedhjet e parakohshme dhe veteranët

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk e zgjidhin krizën aktuale politike.

“Në situatën aktuale politike, zgjedhjet nuk kishin me zgjidhë asgja, mbasi konstelacioni politik dhe forcat politike janë ato që janë tash, ne veç kishim me përsëritë të njajtën gja”, tha sot Isa Mustafa, tue folë në nji konferencë në Londër, të organizueme nga Developing Markets Associates.

“Na besojmë se mandati duhet me zgjatë deri në fund”, tha Mustafa.

Zoti Mustafa tha se qeveria e tij planifikon m’i kufizue shpenzimet për pagesën e veteranëve të luftës në 50 milionë euro, në harmoni me kërkesat nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

FMN’ja ishte kritike për rritjen e randësishme në shpenzimet publike, përfshi masat e pakove përfituese për veteranët e luftës, pak para zgjedhjeve të vitit 2014.

Trajtimi i veteranëve të luftës në Kosovë asht çashtje tejet e ndjeshme, raporton agjencia Reuters nga Londra.

“Numri i veteranëve të luftës asht rritë mbi atë që planifikohej fillimisht dhe FMN’ja ka vlerësue se kjo ka me destabilizue buxhetin, nëse na nuk kemi kontroll lidhun me këto shpenzime dhe ata besojnë se asht nji shumë prej 50 milionë eurosh dhe mbi këtë na nuk mundemi me dhanë për veteranët e luftës”, i tha Mustafa agjencisë Reuters.

“Na kemi bisedue me veteranët dhe ata janë pajtue se na duhet me i ba disa ndryshime në ligjin për veteranët e luftës dhe për m’i zbatue këto norma të reja”, tha Isa Mustafa.