Kryeministri Mustafa i gatshëm me u përballë me Vetëvendosjen n’Kuvend

Tash e nji muej Lëvizja Vetëvendosje ka adresue dy interpelanca ndaj kryeministrit të vendit Isa Mustafa.

Që nga 13 Korriku edhe kur i kishte adresue këto interpelanca, Vetëvendosje nuk ka marrë asnji përgjigje nëse shefi i qeverisë asht i gatshëm që me u paraqitë në Kuvend për me dhanë ose jo shpjegime rreth situatës politike në veri të vendit dhe për Kodin Telefonik.

Telegrafi ka kontaktue me zadhënësin e Qeverisë, Faton Abdullahun për me marrë nji përgjigje se a ka me ju përgjigjë kryeministri thirrjeve për interpelancë.

Abdullahu ka theksue se, kryeministri Mustafa ka me ju përgjigjë këtyne thirrjeve, por nuk ka kallxue datën se kur ka me ndodh nji gja e tillë.

“Në këtë rast si edhe në raste të tjera, Kryeministri Mustafa ka pasë dhe ka vullnetin të përgjigjet dhe ka me u përgjigjë në çashtje nga ma të ndryshme, të cilat procedohen”, ka thanë Abdullahu.