Kryeministri Mustafa: I kemi kërkue Serbisë me kthye Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancë të jashtëzakonshme ka thanë se arrestimi i Nehat Thaçit është i papranueshëm nga Serbia dhe si të tillë të akuzohen për vepra, të cilat nuk i kanë ba.

Kryeministri tha se, arrestimi i Nehat Thaçit nga ana e Serbisë asht i papranueshëm, tue potencue se Serbia nuk ka arsye të ndërhyjë në punët e Kosovës.

“Na i kemi kërkue Serbisë përmes Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Jashtme dhe faktorëve ndërkombëtarë, kthimin e Thaçit në Kosovë”, ka thanë Mustafa.

Ai ka thanë në vazhdim se, “Organet Kosovës kanë me marrë masa simbas kushtetutës tonë për akuzat ndaj Thaçit e Serbia nuk ka arsye të ndërhyjë në punët e Republikës së Kosovës” theksoi Kryeministri.