Kryeministri Mustafa i kundërpërgjigjet Djuricit pêr Trepçën

Reagimi i kryeministrit të Kosovës erdhi pak minuta mbasi shefi i Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Djuric, ka reague për Ligjin e “Trepçës”, tue thanë se Kosova ka shkelë Rezolutën 1244 dhe se kërkojnë takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB’s.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thanë se Kosova dje ka kaluare nji ditë të randësishme për fatin e “Trepçës” dhe ardhmënisë së saj.

“Aprovuem nji ndër ligjet ma të mira në Kuvendin e Kosovës, Ligjin e “Trepçës”. “Trepça” na bashkoi të gjithëve, ata që e përkrahën, por edhe ata që nuk e përkrahën ligjin”, shkruen Mustafa.