Kryeministri Mustafa i liron nga detyra ministrat e kabinetit të tij

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktet ligjore në fuqi, ka marrë vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët janë zgjedhe deputetë në Kuvendin e Kosovës, për shkak të papajtueshmënisë së përcaktueme nga Kushtetuta.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa ka marrë vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të deritashëm të kabinetit, përkatësisht të zavendëskryeministrit Ramiz Kelmendi, si dhe ministrave Enver Hoxhaj, Avdullah Hoti, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, Hykmete Bajrami, Rasim Demiri, Kujtim Shala dhe Arban Abrashi.