Kryeministri Mustafa: I lumtun që Bajramin po e festojmë në gjendje ma të mirë shpirtnore e ekonomike

Kryeministri Isa Mustafa, ka vizitue Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai ka thanë se asht i lumtun që çdo festë e Bajramit po festohet në gjendje ma të mirë shpirtnore dhe ekonomike.

Mustafa gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka thanë se sot po festohet festa e ditës së sakrificës, vetëmohimit, përkushtimit për vlera që ka nevojë t’i kultivoj Kosova dhe gjithë shqiptarët.

Kryeministri asht shprehë i lumtun në këtë ditë feste.

“Jam i lumtun që çdo festë të Bajramit po e festojmë në gjendje ma të mirë shpirtnore dhe ekonomike”, asht shprehë Mustafa.