Kryeministri Mustafa i pranishëm në Shejtnimin e Nanës Tereze

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me nji delegacion të naltë të Qeverisë së Kosovës po qëndron në Romë, ku ka me marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të organizueme për nder të shejtnimit të Nanë Terezës.

Sot, kryeministri Mustafa ka me marrë pjesë në koncertin e organizuem me këtë rast, të mbështetun nga Qeveria e Kosovës, ku kane me performue yjet e muzikës shqiptare dhe më gjanë, solistët: Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Gëzim Myshketa. Ndërkaq, me nga nji pikë paraqiten edhe personalitete të shqueme të Kishës Katolike, artit dhe sportit.

Ndërsa, nesër, kryeministri Mustafa ka me marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të shejtnimit të Nanë Terezës, e cila mbahet në Selinë e Shejtë.