Kryeministri Mustafa i rikthehet Demarkacionit, thotë se kjo punë nuk asht e ‘vdekun’

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e objektit për Institutin e Administratës Publike. Por, këtë vizitë ai e shfrytëzoi që me folë edhe lidhun me çashtjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Mustafa u zotue se çashtja e Demarkacionit me Malin e Zi ka me u ba, ngase kjo simbas Mustafës asht në interes të Kosovës. Madje, Mustafa tha sot se, Demarkacioni nuk asht punë e “vdekun”.

Mustafa u kallxue kritik edhe ndaj deputetëve që po e kundërshtojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

Simbas tij, deputetët që po e kundërshtojnë këtë proces duhet me punue për shtetin e tyne e jo për interesa individuale.

“Asht në interes të Republikës së Kosovës që na me i përcaktue kufijtë. Demarkacioni nuk asht çashtje e vdekun ashtu siç lexova sot, sepse shteti i Kosovës asht shtet që gjallnon dhe kufijtë janë kufij që duhet me egzistue, sepse nuk ka shtet pa kufij, prandaj këtë kemi me ba me çdo kusht, kemi me ba me bindje të plotë të deputetëve se ata duhet me punue për shtetin e tyne jo për interesa individuale”, tha Mustafa.