Kryeministri Mustafa jep sqarime për komisionin e ri për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folë për idenë e tij për krijimin e nji komisioni, i cili kishte me ba matjen e territorit të Kosovës, tue thanë ndër të tjera se askush nuk ka arsye me u tutë nga e vërteta para qytetarëve për Demarkacionin.

Tue sqarue se nuk bahet fjalë për nji komision të ri qeveritar ose për rishqyrtim të procesit të shejimit të vijës kufitare, por vetëm për me ba matjen e territorit, tue përfshi vijën kufitare me Malin e Zi, kryeministri Mustafa, ka ftue opozitën që me u ba pjesë e këtij procesi në mënyrë që t’i hapet rruga kalimit të Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Sot në Qeveri e kam hapë idenë që të themelohet nji Komision Qeveritar, i cili kishte me pasë për detyrë matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ndërlidhun edhe me shejimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Në këtë rast, nuk asht fjala për nji komision të ri qeveritar ose për rishqyrtim të procesit të shejimit të vijës kufitare, por objektivi themelor asht që na të matim territorin e Republikës së Kosovës, t’i njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se sa asht territori i Republikës së Kosovës, dhe se a ka humbë Kosova territor me rastin e shejimit të vijës kufitare, në krahasim me territorin të cilin na e kemi trashëgue nga vitet e ’80’ta, ose me territoret që e kemi pasë ditën e shpalljes së Pamvarësisë së Republikës së Kosovës, me deklaratën e Shpalljes së Pamvarësisë dhe tue respektue kriteret territoriale të shpalljes së Pamvarësisë së Republikës së Kosovës.

Unë konsideroj, se ky asht nji proces i dobishëm për Kosovën, asht i dobishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse ata kanë me marrë qartë informatën nga ekspertët e vendit lidhun me sipërfaqen e territorit të Republikës së Kosovës, dhe se a korrespondon kjo sipërfaqe me atë që Kosova ka trashëgue si shtet.

Po ashtu, asht nji mesazh i qartë për krejt ata që deri sot e kanë kontestue shejimin e vijës kufitare si kriter për përmbushjen e liberalizimit të vizave, që të heqin dorë nga kjo në qoftë se konsiderojmë se nuk kemi humbë territor. Na qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet me ju dhanë të vërtetën dhe askush nuk ka arsye me u tutë nga e vërteta para qytetarëve të Republikës së Kosovës, as Qeveria, as opozita”, ka thanë kryeministri Mustafa për RTK.