Kryeministri Mustafa: Ju premtova minatorëve Ligjin për Trepçën

Mbas miratimit të Ligjit për Trepçën, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka urue minatorët.

Ai ka thanë se ky ligj ka m’i hap rrugë zhvillimit.

“Ne Javën e Minatorit, në fillim të këtij viti, u pata premtuar Minatorëve se zgjidhjen e Trepçës do e bëjmë në të mirë të të gjithëve. Sot u aprovua Ligji për Trepçën, ligj ky që i hapë rrugë zhvillimit. Me Fat!”, ka shkrue kryeministri Mustafa.