Kryeministri Mustafa ka veçue rolin e grues në dialogun ndërfetar

Roli i grues në dialogun ndërfetar asht i madh, ndërsa pa gruen e emancipueme nuk ka me pasë suksese në luftën kundër ekstremizmit, asht thanë të Mërkuren në Prishtinë, në Konferencën ndërkombëtare për promovimin e dialogut ndërfetar.

Kjo konferencë po mbahet për herë të pestë në Kosovë dhe tema bosht e këtij edicioni asht “Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftën kundër ekstremizmit.”

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili u asht drejtue të Mërkuren pjesëmarrësve në konferencë, ka thanë se, Qeveria e Kosovës asht tue punue në forcimin e ekonomisë, që si rrjedhojë ka me pasë edhe forcimin pozitës së grues, si dhe pamvarësinë e saj në familje.

“Roli i grave padyshim që asht thelbësor në promovimin e dialogut, para së gjithave në nivel të familjes, e mandej edhe në nivel të shoqnisë. Por, po ashtu, edhe shejat e para të radikalizmit të individëve vnohen re në familje, te prindët, te nanat. Asht e domosdoshme që familja me qenë shtyllë thelbësore e ndërtimit të vendit.”