Kryeministri Mustafa kallxon qendrimin e Qeverisë për Asociaconin dhe Demarkacionin

Kryeministri Mustafa përsëriti qëndrimet e tij për formimin e Asociacionit dhe bindjen e Qeverisë se vendi nuk humb tokë me Demarkacionin.

Kryeministri Isa Mustafa ritheksoi sot se, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka me u formue dhe se me Demarkacionin me Malin e Zi, Kosova nuk humbë asnji kilometër katror.

Këto komente, shefi i Qeverisë i bani në Seminarin Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO’s të zhvilluem në Prishtinë.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka me u themelue, por ka me u ba mbi bazën e Marrëveshjes, e cila asht arritë si marrëveshje e parë dhe mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila siguron që ky Asociacion nuk ka me pasë kompetenca egzekutive dhe nuk ka me qenë pushtet i tretë”, tha Mustafa.

“Sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Qeveria asht e bindun se vija kufitare asht shënue në vijën që asht kufizue ma parë nga krahina e Kosovës me Malin e Zi, se e kemi ruejt tanë territorin e Kosovës dhe nuk kemi humbë asnji kilometër katror edhe përkundër asaj që opozita insiston se, Kosova në këtë proces ka humbë rreth 8200 hektarë. Por, na, sipërfaqen e Kosovës e kemi, edhe mbas kësaj, atë, që e kemi mbas edhe ma parë”, shtoi ai.