Kryeministri Mustafa kallxon se çka duhet me u ndryshue me reformën zgjedhore

Kryeministri i Kosovës, njiherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklarue se reforma zgjedhore asht në dobi të tanëve, në mënyrë që me pasë nji proces sa ma të thjeshtë zgjedhor, i cili mundëson sa ma pak parregullsi.

Ai në takimin e ftuem nga presidenti, Hashim Thaçi, lidhun me reformën zgjedhore, ka thanë se asht koha që me filue me punue lidhun me disa ndryshime që konsiderohen se janë të nevojshme për zgjedhjet lokale dhe qendrore në mënyrë që ndryshimet me ju përgjigjë pjesës dërmuese të qytetarëve.

“Para 4 vjeteve jemi marrë vesh që me fillue këtë proces, kemi punue mjaftë shumë, na kemi nji volum të punëve të bame. Reforma asht në dobi të tanve që me gjetë nji zgjidhje që i kënaq krejt.. Orientimi jonë themelor ka qenë që me pasë nji proces sa ma të thjeshtë zgjedhor që mundëson sa ma pak parregullsi në procesin zgjedhor. Zgjedhjet lokale duhet me u mendue mjafte mirë dhe të shkurtohen procedurat, me trajtue se a duhet me shkue në balotazh a jo, me i trajtue çashtjet e nji zone apo ma shumë zona. Edhe njana, edhe tjetra ka avantazhet dhe disavantazhet”, tha ai.