Kryeministri Mustafa: Koalicioni asht i fortë, buxheti asht i shtetit, jo i partive

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thanë se “Buxheti i Kosovës për vitin 2017 prej 2 miliardë euro asht buxhet i shtetit tonë”.

“Nuk asht i asnji partie politike. Uroj Komisionin për buxhet për vendimin e sotëm. Koalicioni qeverisës asht i fortë dhe punon për interesa afatgjate të Kosovës”, ka shkrue Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Mbas shumë diskutimeve në Komisionin për Buxhet dhe Financa, sot asht marrë vendim që projektbuxheti i vitit 2017 të procedohet për në Kryesi të Kuvendit.