Kryeministri Mustafa: Koalicioni ka me i pasë votat për Demarkacionin

Isa Mustafa ka thanë se si kryeministër i vendit ka me i ba tana përpjekjet institucionale, ligjore dhe politike që të krijojë mundësi që tanë faktorët politikë dhe shoqnorë ta japin kontributin e tyne, që Demarkacionin me Malin e Zi ta adresojnë me interes nacional.

Ai ka thanë se, në këtë mënyrë kanë me i hapë rrugë liberalizimit të vizave, transformimit të FSK’s, forcimit të subjektivitit ndërkombëtar dhe rikonfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA’të.

Mustafa ka thanë në nji intervistë për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës nuk asht zmbrapsë sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave serbe.

Ai ka thanë se, koalicioni qeverisës ka me i pasë votat e nevojshme për ratifikimin e Demarkacionit.

Tue folë rreth mundësisë që, nëse nuk ratifikohet projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, vendi të shkojë në zgjedhje, Mustafa ka thanë se nuk ua ka frigën zgjedhjeve.

Ai ka theksue se kauzat e opozitës janë kauza fiktive, të krijueme me qëllim të rrximit të pushtetit.