Kryeministri Mustafa: Ky Ramazan e gjen Kosovën ma të zhvillueme

Kryeministri i Kosoves, Isa Mustafa ka urue tane besimtarët me rastin e Muejit te Madhnuem te Ramazanit. Ai ne urimin e tij nuk e ka lane pa kujtue se Kosova ka shenue rritje ekonomikisht, transmeton Rrokum.TV.

Ky asht urimi nga kryeministri Mustafa:

Të nderuar qytetarë të besimit islam,
Ju uroj përzemërsisht për fillimin e muajit të Ramazanit.
Ky muaj i madhërishëm, përçon te besimtarët dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë mesazhin e solidaritetit, të devotshmërisë dhe të humanizmit, duke forcuar njëkohësisht përkushtimin për vlerat e paqes dhe të tolerancës.
Sivjet, muaji i Ramazanit e gjen Kosovën më të zhvilluar ekonomikisht, në stad më të avancuar në rrugën e saj të pakthyeshme integruese euroatlantike dhe më të përparuar në të gjitha aspektet tjera.
Ju uroj agjërim të lehtë dhe gjithë të mirat në familjet tuaja.