Kryeministri Mustafa lavdon Opozitën

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, në profilin e tij në Facebook ka shkrue për Opozitën lidhun me mbledhjen e sotme në Kuvend, tue e lavdue atë për siç shkruen ai “interesimin për shumë çashtje të Kosovës”.

Ky asht postimi i plotë i Kryeministrit Mustafa:

“Opozita, pas një pushimi të gjatë, sot e tëra ishte në Kuvend. Pa gaz lotsjellës, pa vezë, pa skaner. E ngarkuar pak më tepër sesa duhet me Serbinë, por e interesuar për shumë çështje të Kosovës. Vendin do ta ndërtojmë më mirë dhe më sigurt kur demonstrojmë mendime dhe ide, për të cilat nuk mund të pajtohemi gjithmonë. Por, ato hyjnë në kujtesën tonë.

Më mirë të demonstrojmë mendime, qoftë edhe mospajtime, dhe jo dhunë”.