Kryeministri Mustafa lavdon Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, ka raportu në lidhje me zgjedhjen e tashma ish-zavendëskryeministrit Hashim Thaçi në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Mustafa ka njoftu gjithashtu se Thaçi tashma ka ofru dorëheqjen nga të gjitha postet e tij, ndërsa të njajtin e ka falënderu për kontributin e dhanë deri më sot.

“Dua t’ju njoftoj se zavendëskryeministri i deritashëm i Qeverisë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, në ditën kur asht zgjedh President, ka ofru dorëheqjen e tij nga të gjitha postet. N’emën tim dhe të Qeverisë e falënderojmë z.Thaçin për kontributin e tij të dhanë dhe i urojmë suksese në postin e ri, atë ma të randësishmin e shtetit”, ka thanë Mustafa.

Ma tej, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, asht miratu projekt-rregullorja për punën e Këshillit përgaditor për themelimin e fondit të sigurimit shëndetësor.

Qeveria i propozoi Kuvendit anëtarët e Bordit të Komisionit të Pamvarun për Miniera dhe Minerale, Avdi Konjuhi dhe Ismet Hashani.