Kryeministri Mustafa: Me ligjin për Trepçën hapim t’ardhmen e saj

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa asht shprehë se ligji për Trepçën asht i nji randësie të veçantë për Kosovën. Simbas tij, Trepça paraqet nji sinonim të zhvillimit, por edhe të sakrificës dhe flijimit për Kosovën.

“Me këtë ligj, na nuk pretendojmë ta kthejmë të kaluemen e Trepçës, por të hapim t’ardhmen e Trepçës”, shkruen Mustafa. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme, ka procedue në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Projektligjin për “Trepçën” dhe pritet që ky ligj me qenë në rend dite gjatë seancës së ditës së Premte.

Këtë projektligj e kanë kundërshtue ministrat serb në Qeveri, tue pretendue se rrezikohen punëtorët serbë në kombinat.