Kryeministri Mustafa: Me projektligjin për Trepçën synojmë t’ardhmen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka prezentue para deputetëve projektligjin e ri për Trepçën.

Mustafa e ka konsiderue këtë projektligj si jetik për Trepçën, tue shtue se ligji përcakton qartë se resurset minerare janë të Trepçës.

“Para jush paraqes për shqyrtim dhe miratim projektligjin për Trepçën. Asht i randësisë së veçantë për Kosovës, sepse Trepça paraqet nji sinonim të zhvillimit të Kosovës. Me këtë projektligj synojmë ta hapin t’ardhmen e Kosovës e assesi të kthehemi mbrapa. Ligji përcakton qartë se resurset minerare janë pronë e Kosovës dhe në këtë ligj prona e Trepçës asht dhe mbetet pronë e Trepçës”, ka thanë Mustafa.

Ai ka thanë se Trepça ka me qenë shoqni aksionare, me 80 për qind të Qeverisë dhe 20 për qind të punëtorëve.

“Trepça simbas këtij ligji ka me u organizue si shoqni aksionare me 80 për qind dhe 20 për qind aksione të punonjësve të Trepçës. Organizimi i tillë jam i bindun se nxit konkurrencë dhe kjo asht nji zgjidhje që ka kallxue rezultat në vendet tjera”, ka thanë Mustafa para deputetëve.