Kryeministri Mustafa merr nji mbështetje për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në samitin e liderëve të shteteve dhe të partive anëtare të Partisë Popullore Europiane, i cili u zhvillue në Mastricht të Holandës, ka takue homologë dhe liderë politikë të vendeve europiane.

Simbas nji komunikate të Qeverisë së Kosovës, thuhet së gjatë këtyne takimeve asht vlerësue progresi në Kosovës dhe i asht dhanë mbështetje për proceset integruese dhe veçanërisht për liberalizimin e vizave.

Të pranishëm ishin liderët e shumë shteteve dhe qeverive të BE’s, tue përfshi Kancelaren Angela Merkel, drejtuesit e BE’s, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe kryetari i Grupit të EPP në Parlamentin Europian, Manfred Weber.

zkm-1

“Nji takim të veçantë, kryeministri Mustafa e ka zhvillue me kryesuesin e Grupit të EPP në Parlamentin Europian, Manfred Weber, me ç’rast u diskutue në mënyrë të veçantë çashtja e liberalizimit të vizave”

“Kryeministri Isa Mustafa ka kërkue përkrahjen e Grupit të EPP, si grupi ma i madh në Parlamentin Europian, për proceset eurointegruese të Kosovës, tue përfshi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kryesuesi i Grupit të EPP, Manfred Weber vlerësoi progresin në Kosovë dhe theksoi mbështetjen Grupit të EPP në Parlamentin Europian për Kosovën.