Kryeministri Mustafa: Në krejt takimet në SHBA asht folë për Demarkacionin, ky detyrim duhet me u kry

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili po qëndron në SHBA, ka folë për agjendën e takimeve në New York.

Ai ka folë edhe lidhun me procesin e shejimit të vijës kufitare me Malin e Zi, tue thanë se kjo çashtje na asht shtrue gati në tana takimet që kishte.

“Na duhet t’i përmbushim detyrimet, të cilat i kemi dhe detyrimi përfundimtar që tash ka mbetë që ta përmbushim asht ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi . Asht nji çashtje, e cila asht e patejkalueshme sa i përket përfaqësuesve të Bashkimit Europian. Por, mund t’ju them se kjo çashtje nuk asht diskutue vetëm nga ta, kjo çashtje na asht shtrue gati në të tana takimet që i kemi pas”, ka thanë kryeministri Mustafa.