Kryeministri Mustafa në New York diskuton edhe për komunitetin LGBTI

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës në New York, po zhvillon takime me drejtues të shteteve të ndryshme të botës.

Kryeministri Mustafa ka marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e marrëdhanieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gambisë, e nënshkrueme nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministrja e Jashtme e Gambias, Neneh MacDouall-Gaye.

Gjatë nji takimi me sekretaren të përgjithshme të Frankofonisë, Michaelle Jean, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Frankofonisë për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe për procese tjera zhvillimore.

Kryeministri Mustafa u takue edhe me të dërguemin e posaçëm të SHBA’ve për të drejtat njerëzore të personave LGBTI, Randy W. Berry, ku u theksue përkushtimi i Republikës së Kosovës për garantimin e të drejtave të të gjithë njerëzve pa asnji dallim.

Kryeministri Isa Mustafa, ka mbajtë edhe nji ligjëratë në Universitetin prestigjioz St.John’s, ku para shumë studentëve dhe profesorëve ka folë për Kosovën, të kaluemen e saj, zhvillimet e fundit si dhe për progresin e gjithanshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës.