Kryeministri Mustafa në New York për të shtue numrin e njohjeve të pamvarësisë së Kosovës

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka udhëtue për në New York, ku pritet të zhvillojë takime me liderë të shteteve, të cilët janë pjesë e aktiviteteve në kuadër të zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme.

Mustafa, gjatë vizitës pritet me marrë pjesë edhe në takime të veçanta të organizueme nga Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Barack Obama, nga Fondacioni Clinton si dhe ka me takue shumë presidentë, kryeministra dhe udhëheqës të delegacioneve shtetnore e drejtues të organizatave ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në New York, ku shoqnohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kryeministri Isa Mustafa ka me zhvillue takime me përfaqësues të administratës amerikane, me përfaqësues të Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të saj, drejtuesit ma të naltë të Kombeve të Bashkueme si dhe me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njoft pamvarësinë e Kosovës

Mustafa, thuhet se ka me kërkue mbështetjen e vendeve partnere për fuqizimin e matejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe ka me lobue ë për njohjen e Kosovës nga shtete që ende nuk e kanë marrë këtë vendim, thuhet në nji komunikatë për media.