Kryeministri Mustafa në samitin “Partneriteti për Prosperitet Global”, të Iniciativës Globale Clinton në New York

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në New York, mori pjesë sot në samitin “Partneriteti për Prosperitet Global”, të Iniciativës Globale Clinton, e cila u hap nga Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Bill Clinton.

Kryeministri Mustafa, mori pjesë në pritjen zyrtare si dhe në hapjen e punimeve të takimit të sivjetshëm, ku ishin të pranishëm liderë të shteteve, përfaqësues të ekonomisë, filantropë dhe drejtues të organizatave jo qeveritare nga tanë bota.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë samit, kryeministri Mustafa i shoqnuem nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takue drejtues të shteteve të botës, të organizatave ndërkombëtare e të shoqnisë civile.

Kryeministri Mustafa u takue me Presidentin Clinton, ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, me Presidentin e Shqipnisë, Bujar Nishani, Presidentin e Sri Lankës, Presidentin e Malavit dhe shumë personalitete të tjera të botës.

Mandej, kryeministri Isa Mustafa ka zhvillue nji takim të ndamë me kryeministrin e Samoas, Tuilaepa Malielegaoi.