Kryeministri Mustafa n’emën të Qeverisë e uron President Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa n’emën të Qeverisë së Kosovës uron Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për zgjedhjen dhe dhanien e betimit para deputetëve.

Kryeministri Mustafa i uron Presidentit Thaçi suksese në këtë detyrë, tu’ e shpreh përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim në realizimin e synimeve të qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik, fuqizim të gjithanshëm të shtetit dhe integrime euroatlantike.

Kryeministri Mustafa theksoi se zgjedhja e Pesidentit të ri të Kosovës nga ana e përfaqësuesve të popullit të Kosovës në Kuvend, asht nji hap i randësishëm që dëshmon stabilitetin dhe funksionalitetin e plotë institucional e demokratik të shtetit të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ftoi tanë përfaqësuesit dhe subjektet politike në Kosovë që, në partneritet me SHBA’t dhe vendet tjera mike, të jenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta për realizimin e aspiratave të qytetarëve të Kosovës.