Kryeministri Mustafa numëron sukseset e Kosovës

Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka vlerësue naltë faktin se nji organizatë prestigjioze ka vlerësue se Policia e Kosovës ka besimin më të madh të qytetarëve në tanë rajonin.

Simbas kryeministrit Mustafa, Kosova ka lajme të shumta për krejt ata që ja dojnë të mirën këtij vendi.

Ky asht postimi i plotë:

Lajmi se një organizatë prestigjioze ndërkombëtare ka vlerësuar se policia e Kosovës ka besimin më të madh të qytetarëve në tëre rajonin;

Lajmi i një institute prestigjioz gjerman se Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe në Evropë dhe konstatimi i një media botërore se Kosova gjendet në grupin e vendeve që prinë për lehtësira tatimore;

Lajmi se Kosova në vitin 2017 do të ketë buxhet prej 2 miliard euro.

Janë lajme të mira për të gjithë ata që ia donë mirë këtij vendi. Dhe, për fat shihet se ata janë shumica dërmuese.