Kryeministri Mustafa: Papunësia në Kosovë, ma e ulta në 5 vjetët e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka komentue statistikat e publikueme nga Agjencia e Statistikave të Kosovës lidhun me Anketën Fuqisë Punëtore në vend.

Mustafa asht shprehë se trendi i uljes së papunësisë në Kosovë ka ardhë si rezultat i rritjes ekonomike.

“Shkalla e papunësisë në Kosovë, 26.2%. Më e ulëta në pesë vitet e fundit. Janë këto rezultate të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, i kumtuar nga ministri Abrashi”, ka shkrue Mustafa në Facebook.