Kryeministri Mustafa pranon Raportin e Komisionit Europian

Kryeministri i së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranue sot Raportin e Komisionit Euopian për Kosovën nga shefja e Zyrës së BE’s, njiherit përfaqësuese speciale e BE’s në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Kryeministri Mustafa dhe zoja Apostolova biseduen në përgjithësi për përmbajtjen e Raportit si dhe hapat e matejmë në avancimin e proceseve në Kosovë, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Gjatë takimit, po ashtu, u theksue përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit në arritjen e synimeve të përbashkëta në rrugën eurointegruese të Kosovës.

“ Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdim e reformave të gjithanshme, zhvillim ekonomik, fuqizim të shtetit të së drejtës dhe luftimin e dukurive negative”, ka thënë Mustafa.