Kryeministri Mustafa pret ekipin e filmit ‘Shok’

Kryeministri Isa Mustafa, asht në nji takim me ekipin e filmit “Shok” të cilët të Diellën ishin pjesë e mbramjes ma të randësishme të kinematografisë në botë, Oscar.

Bashkë me Mustafën në takim janë edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe Ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Filmi “Shok” ishte i nominuem në kategorinë e filmit ma të mirë të shkurt në Oscar, mirëpo këtë çmim e fitoi filmi irlandez, Stutterer.

Por aktorët e filmit “Shok”, Lum Veseli e Andi Bajgora si dhe producenti kosovar, Eshref Durmishi morën shumë komplimente teksa të Diellën ecnin në tapetin e kuq.