Kryeministri Mustafa: Pritet vendimi i Apelit për rastin e padisë së kompanisë austriake

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë debatit parlamentar lidhun me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtrue padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ka thanë se për këtë rast asht pranue më 29 Korrik 2016 vendimi final i tribunalit të arbitrazhit.

Lidhun me padinë nga shtypshkronja austriake ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mustafa ka thanë se kjo ministri e ka kundërshtue këtë kërkesë dhe se tash pritet vendimi nga Gjykata e Apelit lidhun me vendimin.

Ndryshe, MPB mundet me u denue me rreth 5 milionë euro nëse shpallet fajtor nga gjykata për shkëputje të njianshme të kontratës me shtypëshkronjën austriake për pasaportat.