Kryeministri Mustafa propozon formimin e nji komisioni për Demarkacion

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thanë se Kosova rrezikon me mbetë pa liberalizim të vizave edhe në vitin 2017, në rast se nuk ratifikohet marrëveshja e demarkimit të kufinit me Malin e Zi.

Këto deklarata kryeministri  Mustafa i bani gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Mustafa lidhun me këtë çështje ka propozue me u formue nji komision i cili ka me ba vlerësimin e territorit të Kosovës.

Qeveria ka miratue kerkesën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për riaktualizimin e Komisionit Qeveritar me qëllim të shqyrtimit të aplikacioneve të mbetuna lidhun me statusin e deshmoreve të kombit UÇK’s.

Zavendëskryeministri Hajredin Kuçi , tha se deri më  23 Dhetor ka afat ky komision me përfundue me shqyrtimin e 100 aplikacione të mbetuna .

Po ashtu qeveria ka miratue edhe kredinë nga BERZH, ku 24 milionë euro mjete kanë me u marrë për fondin e depozitave.

Gjatë kësaj mbledhje, qeveria e ka miratue propozim vendimin për ndamjen e mjeteve financiare për autoritetin rregullativ të komunikimeve elektronike dhe postare lidhun me obligimet që dalin për implementimin e marrëveshjes së Telekomnikacionit, bazue në marrëveshjen e Brukselit.

Qeveria i ka nda 20 mijë euro .