Kryeministri Mustafa së shpejti ka me vizitue brezin kufitar me Malin e Zi

Mbas përfundimit të takimit në Pejë ndërmjet Kryeministrit Isa Mustafa dhe rugovasve, kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, deklaroi se ky takim ishte në vazhdën e angazhimit të kryeministrit për te kërkue prova te reja sa i përket dokumentacionit që mund të argumentojë se Kosova po humb kufi nga marrëveshja e re, njofton Klan Kosova.

Muhaxheri po ashtu, u shpreh t’u ketë thanë rugovasve se asht i gatshëm edhe të luftojë nëse asht nevoja, por simbas tij kjo gja nuk ka me ndodhë, tue marrë parasysh se Kosova dhe Mali i Zi po i shënojnë drejtë kufijtë.

I pari i Pejës po ashtu paralajmëroi se së bashku me kryeministrin Mustafa së shpejti kanë me dalë me vizitue nga afër nji pjesë të brezit kufitar me Malin e Zi.