Kryeministri Mustafa, takim lamtumirës me shefin e OSBE’s në Kosovë, vlerësohen t’arritunat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE’s në Kosovë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger.

Gjatë takimit, u bisedue për bashkëpunimin e deritashëm dhe përkrahjen e ofrueme nga OSBE’ja për proceset demokratizuese dhe zhvillimore në Kosovë.

Kryeministri e falënderoi ambasadorin Schlumberger për mbështetjen e tij gjatë punës në Kosovë, tue kërkue përkrahje të matejme.

Ambasadori Jean-Claude Schlumberger vlerësoi të arritunat në Kosovë, tue shprehë mbështetjen e vazhdueshme të OSBE’s për Kosovën.