Kryeministri Mustafa takohet me Ban Ki-moon, ka nji kërkesë për të

Isa Mustafa ka kërkue nga Sekretari i Kombeve të Bashkueme vazhdimin e ndihmës për Kosovën. Gjatë vizitës në OKB, Kryeministri i Kosovës asht takue edhe me Presidentin e Shqipnisë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khalid Al-Hamad Al-Sabah. Ndërkohë, Mustafa ka kërkue të investohet në Kosova, gjatë takimit, që ka pasë me Rrjetin e Bizniseve të Diasporës Shqiptare i zhvilluem në New York.

Gjatë takimit me sekretarin Ban Ki-moon në selinë e Kombeve të Bashkueme, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e shumanshëm që po arrihet në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi sekretarin Ban Ki-moon për përkrahjen tue kërkue mbështetje të matejme për Kosovën.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa e informoi sekretarin e përgjithshëm edhe për përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, tue përfshi agjencitë e Kombeve të Bashkueme.