Kryeministri Mustafa takohet me banorët e Rugovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njiherit kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbajti nji takim në Pejë me dheta aktivistë nga rajoni i Rugovës, lidhun me shenimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Simbas nji kumtese të LDK’s, gjatë takimit janë shtjellue argumentet e ndryshme lidhun me procesin e shejimit të kufinit me Malin e Zi.

“Kryetari Mustafa ka ndëgjue tana qëndrimet dhe ka shpalosë angazhimet e Qeverisë së Kosovës për të bisedue me të tanë qytetarët e interesuem, subjektet dhe përfaqësuesit e organeve lokale e qendrore, të cilët mund të kontribuojnë në sqarimin e plotë të procesit të shejimit të kufinit me Malin e Zi”, thuhet në kumtesë.