Kryeministri Mustafa takohet me Presidentin Barack Obama

Në kuadër të vizitës së tij në New York, Isa Mustafa ka marrë pjesë në nji pritje që asht organizue nga presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Barack Obama, për liderët botnorë që ndodhen në New York, me rastin e zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme.

Gjatë kësaj pritje, Mustafa asht takue me Presidentin Barack Obama dhe Zojën e Parë, Michelle Obama, të cilët i ka falënderue përzemërsisht për përkrahjen që SHBA’të po japin në vazhdimësi për Kosovën. Por, në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, nuk ka asnji fotografi të këtij takimi.

Mustafa së bashku me ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë kësaj pritje të posaçme u takue me personalitete të shumta të pranishme, si me kryeministren e Mbretnisë së Bashkueme, me Presidentin e Polonisë, të Hungarisë, sekretarin e NATO’s e shumë liderë të tjerë ndërkombëtarë, thuhet në nji njoftim nga Qeveria.