Kryeministri Mustafa takon shefin e FMN, bisedohet për veteranët

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, Jacques Miniane.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, u bisedue për trendet pozitive të zhvillimit ekonomik si dhe proceset në sektorin financiar dhe fiskal në Kosovë.

Simbas nji komunikate të Qeverisë së Kosovës, mbasi e njoftoi për progresin ekonomik në vend, kryeministri Mustafa foli për performancën fiskale pozitive si dhe përkushtimin e Qeverisë për respektimin e matejshëm të marrëveshjes me FMN’në në aspektin e menaxhimit të financave.

Shefi i Misionit të FMN për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi rezultatet dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës.

“Gjatë takimit, u bisedue edhe për çashtjen e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nevojën e adresimit ligjor të kësaj çashtje, në përputhje me planifikimet e mahershme të dakordueme me subjektet përgjegjëse dhe me FMN’në”, thuhet në komunikatë,