Kryeministri Mustafa then heshtjen, qe çka thotë për rastin Dehari

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vendosë që me thye heshtjen. I pari i egzekutivit pak minuta ma parë ka komentue rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, i cili ndodhej në paraburgim në burgun e Prizrenit.

Mustafa në nji status në Facebook ka thanë se për këtë rast duhet me u pritë e vërteta që ka me dalë nga institucionet kompetente.  

“Nuk kemi nevojë me u ba avokatë të të keqes, por avokatë të së vërtetës”, ka shkrue Mustafa.

Ky asht reagimi i plotë i kryeministrit Mustafa në Facebook:

Ajo që të gjithë neve na nevojitet, është ballafaqimi me të vërtetën. E vërteta nuk përcaktohet me akuza e zhurmë dhe ngulfatje të opinionit, por me fakte shkencore e profesionale.

Nuk kemi nevojë të bëhemi avokat të të keqes, por avokat të së vërtetës.

Kauza e rrejshme politike, po rrezikon të na lë pa liberalizim të vizave, sepse gënjeshtrat po e mund të vërtetën! Mos ta ndërtojmë edhe një kauzë politike për një rast tragjik; të presim që institucionet që janë të autorizuara me ligj ta thonë fjalën e tyre.

Atyre që u ngutet, mund të kenë arsyet e tyre, por institucionet shtetërore duhet të punojnë me themel, të jenë të sakta e transparente, ta thonë të vërtetën dhe ta marrin përgjegjësinë për të gjeturat e tyre.